Gjiknuri në Vlorë: Investimet do të vijojnë me ndërtimin e Ujësjellësit! Shumë shpejt nis riasfaltimi i rrugës Spital–Babicë

2 Prill 2021, 13:23

Fshati Babicë, pjesë e njësisë administrative Qendër, ishte ndalesa e rradhës e Drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. 

Teksa listoi arritjet e qeverisë në dy mandate, Gjiknuri tha se investimet do të shtrihen tanimë në rrjetin e ujësjellësit si dhe riasfaltimin e aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës. 

“Në Vlorë janë bërë shumë gjëra në Bashki, në qytet. Qyteti është trasformuar, ju të gjithë jeni dëshmitar se Vlora nuk është më ajo e para 8 viteve. Vlora po trasformohet çdo ditë, me shëtitore të reja, me rrugë të reja, me aeroport të ri, me port të ri turistik, me port të ri tregtar. Pra, Vlora është kthyer në një qëndër të vërtetë të thithjes së investimeve dhe trasformimit të vërtetë. Babica tashmë është lagje Vlore, nuk është fshat në periferi. Arsyeja pse unë e zgjodha njësinë tuaj është pasi edhe pse nuk është arritur të investohen në periferi, tashmë gjatë mandatit të tretë do të filloj të ndihet ndryshimi”, u shpreh Gjiknuri. 

Sipas tij, ka probleme të shumta, ka gjëra të trashëguara për 30 vite dhe kërkohet një vëmendje e shtuar.