Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë zhvilluan takime elektorale përmbyllëse të fushatës në rajonin Nr.4 dhe Nr.5 të qytetit bregdetar.
Pjesëmarrja masive e qytetarëve në takimin e organizuar në lagjen Çole sipas Gjiknurit është treguesi më i qartë se rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë i padiskutueshëm dhe i thellë.
Shikoni sa shumë jemi këtu sot. Më shumë kemi njerëz këtu në këtë takim në Çole se sa kishte Lulzim Basha me gjithë Qarkun në mitingun e Vlorës. Ne e mundim Lulzim Bashën edhe vetëm me Çolen sepse Çolja është zemra e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, ajo çka ndodhi në Vlorë nuk erdhi rastësisht por sepse në pushtet kemi Partinë Socialiste e cila e ka vërtetuar se e do Vlorën.
“Alternativat e tjera nuk na çojnë askund. Është e faktuar se Partia Demokratike kur është në pushtet nuk mendon fare për Vlorën por veprat e punët e nisura i lë si zgavra të hapura. Projektet e nisura në lagjet “Çole” e “Kume” të rajonit 4 duhet të vijojnë ndërsa i garantoj banorët se shumë projekte të tjera na presin. Të votosh për Partinë Socialiste këtë herë do të thotë të votosh për Vlorën. Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera e kanë dhënë garancinë se janë të vetmit që punojnë për ju”, theksoi Gjiknuri.
