Gjiknuri për Report Tv: Në Vlorë s'i diskutojmë 8 mandate, të 9-in e marrim nga komuniteti çam! Në mandatin e 3-të do investojmë në zonat rurale

19 Mars 2021, 19:40

Pas investimeve të kryera në qytetin e Vlorës nga qeveria dhe pushteti vendor, drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste për Report Tv, shprehet se në mandtin e 3-të investimet do të shtrihen në zonat ruale. Për sa i përket mandateve, Gjiknuri shprehet se partia me të cilën ai kandidon nuk i diskuton 8-të mandate në qytetin bregdetar, madje ata synojnë edhe të 9, të cilin pretendon ta marrin nga komuniteti çam.