Gjiknuri për 'Zgjedhoren': Ja kërkesat e opozitës që kemi pranuar! Vota emigrantëve? KQZ ta mundësojë me akt normativ

4 Qershor 2020, 17:31

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, zbuloi në Kuvend disa nga pikat që opozita ka kërkuar për zgjedhoren dhe janë pranuar nga mazhoranca. Gjiknuri tha se është pranuar përfshirja e teknologjisë në zgjedhje në të gjithë  vendin duke shkuar përtej rekomandimeve të ODIHR, ndërsa theksoi se dhe trajnimi i nëpunësve që do të marrin pjesë në sistemin zgjedhor do të jetë një skemë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës.