Gjikondi: Meta para se të citojë Kushtetutën, ta lexojë! RASTI i vetëm kur presidenti mund të shpërndajë parlamentin

3 Mars 2020, 22:29 | Përditesimi i fundit: 2020-03-03 22:37:00

TIRANË- Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi është shprehur se shpërndarja e parlamentit nga presidenti shkon përtej kompetencave që i jep Kushtetuta. Në studion e Report Tv, në emisionin "Repolitix", Gjikondi ka cituar nenin e kushtetutës që specifikon kompetencat që ka kreu i shtetit, duke theksuar se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm atëherë kur parlamenti nuk mund të zgjedh kryeministrin, në një situatë të pazakontë. Për Gjikondin, Meta e ka lexuar krejtësisht gabim atë Kushtetutë për të cilën shprehet se po e mbron dhe sipas saj e gjitha kjo është "luftë" mes të gjitha palëve, pa përjashtuar mazhorancën, për të kapur institucionet e drejtësisë.