Gjikondi në Report Tv: Gjuha fyese e Kryemadhit ndaj grave e përsëritur! Gjonat të bëhet shembull dhe ngrejë padi

25 Shkurt 2020, 19:23

TIRANË- Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nuk e vlerëson për punën e saj në krye të dikasterit të drejtësisë, por si aktiviste dhe si grua Brizida Gjikondi shprehet se qëndron fuqishëm në krah të saj, duke e konsideruar si të patolerueshme fyerjen nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Reagimi më i mirë për Gjikondit që Gjonaj duhet të bënte përballë kësaj gjuhe vulgare të përsëritur nga numri një i LSI-së, është të ngrejë padi, për të dhënë një shembull për gratë e tjera në radhë të parë si qytetare dhe më pas si ministre e drejtësisë.