Gjikondi: Nuk ka më PD, LSI, PS që vendosin fatet e shqiptarëve!

15 Janar 2020, 14:14

TIRANË - Edhe shoqëria civile kërkon të ketë vendin e saj në diskutimet për reformën zgjedhore, tashmë që të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën jashtëparlamentare, janë ulur në një tryezë.

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, tha sot në një deklaratë për mediat, se edhe zëri qytetar duhet të ketë të drejta të barabarta me politikanët që do të miratojnë këtë reformë të rëndësishme për shqiptarët."Të jemi anëtarë me të drejta të barabarta. do jemi pjesë e kësaj reforme, nuk ka më vendimmarrje. Do jemi pjesë aktive në të gjitha mënyrat, nuk ka më PD, PS, LSI që vendosin për fatet e shqiptarëve a pjesëmarrjen e shqiptarëve", tha Gjiknodi.