Gjirokastër, i sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municione, arrestohet poseduesi

5 Qershor 2020, 08:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 08:44:16

Sekuestrohet në Gjirokastër një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar poseduesi I. I. 63 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë  4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.Operacioni i policisë së Gjirokastrës është mbështetur edhe nga forcat 'Shqiponja' duke finalizuar operacionin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia deklaron se arsenali i armëve u zbulua falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët.