Gjirokastër, në rrugë në grumbuj, radha respektohet vetëm në dyqane

11 Qershor 2020, 11:13

Qytetarët e Gjirokastrës qarkullojnë ma maska dhe pa asnjë lloj distancë në rrugët e qytetit duke rrezikuar të bëhen vatër infeksioni.

Ajo që vihet re nga vëzhgimi i Report Tv është se radha dhe distanca respektohet vetëm kur hyn në dyqane, ndërsa jashtë tyre virusi harrohet nga qytetarët.