Gjirokastra do të ketë një parkim nëntokësor, 3 kate nën tokë dhe me kapacitet 300 vende

6 Shtator 2020, 15:36

Gangrenës së mungesës së parkimeve, duket se do ti vije një herë e mirë fundi në qytetit antik të Gjirokastrës. Në sheshin “Çerçiz Topulli”, përveç rrjetëzimit të tij, është parashikuar ndërtimi i një parkimi nëntokësor me tre kate dhe me kapacitet prej 300 automjetesh.

Zbatimi i projektit që do të ruaje elementet tradicional, parashikohet të zgjasë 12 deri në 15 muaj. Parkimi i automjeteve në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër kthehet në një problem serioz gjatë sezonit veror, kur numri i turistëve rritet në masë.