Gjirokastra e 'lirë', asnjë rast me COVID, Qytetarët: Vendim i mirë, të dalin njerëzit nga depresioni

27 Prill 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 10:52:17

Gjirokastra është një nga zonat e gjelbërta, ku nga kjo e hënë kanë nisur zbatimin masat e reja lehtësuese. Edhe pse një zonë kufitare, në këtë qytet nuk është regjistruar asnjë rast dhe sot pas më shumë se një muaji e gjysmë, qytetarët e  po shijojnë "lirinë".

"Shumë mirë, bravo i qoftë neve jemi të mrekullueshëm"

"Vendim shumë i mirë, pa sëmundje jemi, pa probleme, i vëjmë lavdi Zotit që të iki sa më shpejt ky virusi"

"Po, jam i kënaqur, të jemi mirë, mos ta kemi këtë sëmundje"

"Masat duken shumë mira, kam dalë dhe herë të tjera për nevoja familjare"

"Gjirokastra s'ka gjë. E ka menduar shumë mirë, të punojnë njerëzit, të lëvizë ekonomia, të dalin njerëzit nga depresioni", shprehen për Report Tv disa nga qytetarët.