Gjirokastriti i tmerruar: Miqtë e mi në Lazarat nuk bëjnë vaksinën se është e Ramës, turp

9 Prill 2021, 10:15

Një telefonues nga Gjirokastra foli për zgjedhjet por ishte i tmerruar nga ata që bëjnë thirrje për të mos bërë vaksinën. Duke folur në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zotëria zbuloi se ka miq të tij në Lazarat që nuk e bëjnë vaksinën se e quajnë sikur është e Edi Ramës dhe ky është turp tha ai.