'Gjobat jo për të mbushur buxhetin', Rama: Shpërblim çdo punonjësi që denoncon punën në të zezë

14 Prill 2020, 15:05

TIRANË -Kryeministri Rama tha se qeveria nuk mund të ndihmojë dot personat që punojnë në të zezë, kur ata nuk janë të regjistruara pasi nuk ka se si i identifikon ata, por bëri një deklaratë të fortë që për të zhdukur këtë fenomen, Rama tha se do të vendoset shpërblim për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë dhe denoncojnë pronarin e tyre.

 "Do t'u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin. Më thoni se si  ti gjejë unë të gjithë ta që punojnë në të zezë dhe ta vërtetojë. Për këtë ne do të vendosim një shpërblim do të marrësh para për të denoncuar kush ju lejon të punoni në të zezë.", tha Rama.

Në lidhje me gjobat e vendosura për qytetarët që thyejnë masat e vendosura për COVID-19, Rama tha se kjo nuk bëhet për të mbushur arkën e shteti, por për të dhënë një mesazh të qartë se në një shtet dhe kur s'ka luftë jetohet me rregulla.

"Masat do të shtrëngohen dhe janë vetëm për këtë periudhë. Ndëshkimet do të jenë ekzemplare për të gjitha ata që nuk i respektojnë. Populli është në respekt të ligjit, populli nuk merr gjoba, gjobat janë për fajtorët, abuzuesit dhe nuk janë për të mbushur buxhetin. Gjobat janë për të dhënë mesazhin e qartë se në një shtet dhe kur s'ka luftë jetohet me rregulla" tha Rama.

Në lidhje me pagesën 40 mijë lekë do t'i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit.