Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 3,393 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse me 3000 lekë secili, dhe një lokal që shkeli masat antiCOVID.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.