Gjobitet për herë të dytë 'live' Kryemadhi! Shkruan në fletën e gjobës 'Do t’ja çjerr maskën Ramës'

5 Nëntor 2020, 13:52

Gjobitet për herë të dytë 'live' Monika Kryemadhi. Ajo ka debatuar me një polic, pasi refuzonte që të mbante maskën.

Polici: Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës.

Kryemadhi: Unë jam Monika Kryemadhi, e bija e Ramazanit, 30 mijë lekëshi yt nuk është asgjë përballë kësaj zonje. I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon

Ndërkohë mësohet se ajo ka shkruar në fletën e gjobës:  “T’ia çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve.”, shkruajti Kryemadhi.