Gjobitja e 2 emigrantëve shqiptarë/ Autoritete greke udhëzim doganave: Kush ka shkelur afatin e SHENGEN pas 31 marsit mos e ndëshkoni!

10 Prill 2020, 15:42

TIRANË- Autoritetet greke në Kakavijë kanë marrë udhëzime nga qeveria greke që nuk do të gjobitet asnjë shqiptar që i mbaron afati i qëndrimit në zonën SHENGEN pas 31 marsit. Kjo për shkak se nuk kanë pasur mundësi të qarkullojnë si pasojë e ndalimit të lëvizjeve në Greqi, si një masë parandaluese për përhapjen e OCIVD-19. Atyre do t'u shtyhet afati i qëndrimit me 1 muaj. Ky udhëzim vjen një ditë pasi dy emigrantë shqiptarë u gjobitën për tejkalim afati.