Gjonaj- Maliqit: I ke me merak burgjeve se puna me jetë gjatë ka qenë institucionet në varësinë timen

22 Tetor 2020, 11:17

Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj i është drejtuar me ironi.

 "Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ruani etikën e komunikimit. Kjo është përgjegjësia e opozitës. Mund të më thërrisni në interpelancë çfarë ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, dhe rezultatet të pandodhura më parë", tha Gjonaj.