Gjonaj: Vërejtje dhe paralajmërim ndaj regjistruesit dhe 5 punonjësve të Hipotekës në Lushnje

5 Dhjetor 2018, 12:51

TIRANË- Ministrja e Drejësisë, Etilda Gjonaj me anë të nëj deklarate për shtyp ka njoftuar masat e marra pas një kontrolli në zyrë e ZRPP-së në Lushnje.

Në deklaratën e saj, Gjonaj bën me dije se ndaj regjistruesit të Hipotekës në Lushnje dhe pesë punonjësve të tjerë të kësaj zyre është marrë masa vërejtje me paralajmërim heqje nga puna. 

Pezullimi i tyre vjen pasi pas një kontrolli të zhvilluar nga Task Forca anti-korrupsion janë konstatuar një sërë shkeljesh: praktika dhe dosje të prapambetura, shkelje urdhrash, moskoordim etj.