Gjoni: E keni bërë Metën deputet me korrespondencë! Rama me fat që ka Bashën përballë

23 Prill 2020, 11:18

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni është shprehur kundër shtyrjes së fatkeqësisë natyrore, e ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe aktualitetin politik, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat për Ramën- Bashën- Metën.

"Unë jam kategorikisht shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por nuk shoh kushtet e përshtatshme për logjikën e kërkesës. Nuk shoh fatkeqësi natyrore, por 20 e kusur vdekje në logjikën time nuk janë një arsye e fortë. Më shumë ka vrarë tërmeti i 26 tërmeti se koronavirusi. Pse kjo po ndodh në Shqipëri, që në fakt është një lajm i mirë. Por realiteti është ky që në Shqipëri COVID-19 nuk po bën kërdi, prandaj duhet që jeta të ktheje normaliteti, se kjo i jep target qeverisë që të jetë më autoritare. Skemën politike po e dominon Rama, dhe dashuria e tij për Metën. Ku je Taulant, pse s'po shkarkoni Metën? E morët nga politika e cuat në azil, tani e keni kthyer në deputet me korrespodencë. Si mund që presidenti të bëjë propozime për ndryshimin e Kodit Penal. Rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin e popullit, kjo është fatkeqësia e këtij vendi, bëjnë teatër ndërkohë që vendi po grabitet. Rama ka një fat të madh që ka përballë një dështak, e kam fjalën për atë që bën si lider opozite, por rri si dele. Është e turpshme", tha Gjoni.