Gjoni: Ka lobime të errëta pranë Bundestagut nga forca politike duke inkurajuar qëndrime të caktuara

15 Korrik 2020, 19:31

Ralf Gjoni bëri deklarata të forta kur tha se ka forca politike në vend që lobojnë në Bundestagun gjerman për të inkurajuar qëndrimet të caktuar që nuk kanë lidhje me çështjet e brendshme shqiptare. Duke iu referuar një deklarate të deputeti gjerman Johann Wadephul, Gjoni tha se ai nuk ka aspak të drejtë të flasë në emër të Bungestagut dhe kjo ndodh si pasojë e këtij lobimi.

"Ajo që më shqetëson më tepër është se duhet para kjo puna e sponsorizimeve dhe lobimeve të errëta që bëhen pranë grupimeve të caktuar parlamentare. Mendoj se ka lobim nga forca politike në Shqipëri ndaj Bundestagu për të inkurajuar qëndrimet të caktuar të painformuar në lidhje me qëndrime të brendshme politike të Shqipërisë. Ka tentativa nga forca politike për të lobuar pranë forcave të Bungestagut dhe Wadephul nuk ka të drejtë të flasë në emër të Bundestagut", tha Gjoni.