Ralf Gjoni në Report TV: Sapo të fillojë lëvizja do krijoj parti të re!

27 Prill 2020, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 13:02:04

TIRANE-Deputeti Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv u shpreh se në momentin që do të rihapet qarkullimi dhe lëvizja nga njëri qytet në tjetrin do të zbresë në bazë për të dëgjuar qytetarët për të grupuar shqetësimet e tyre në krijimin e një partie të re politike. "Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duna alternativa të reja dhe është roli ynë ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhme por se cfarë forme do të marrën nuk jam në gjendje ta them. Në këtë momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar, të bisedojmë me njerëzit në bazë, se cfarë duan nga ne dhe cfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në parlament" tha Ralf Gjoni.