Gjoni: Rama, Basha Meta s'duan të hapin listat! Njëri flet për ilaçet, tjetri për Vjosën!

24 Shtator 2020, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2020-09-24 13:29:44

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka hedhur akuza ndaj të kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sipas së cilit janë bërë bashkë për mos hapjen e listave.

“Të tallet maxhoranca dhe ata që janë jashtë në këtë farë feje me këtë popull, është e pafalshme. E keni degraduar integrimin europian në leckë larëse. Bëni sikur doni integrimin, por dini shumë mirë si të bëni lojën. Ndryshimet kushtetuese ishin lojë. Ja ku është lista shqiptarë, ata nuk duan të hapin listat. Ju doni të ruani pozitat politike.

Lulzim Basha del dje dhe jep këshilla për ilaçet që donin të përdorin për infeksionet, ndërsa nuk flet për ndryshimet kushtetuese. Edhe Ilir Meta foli për Vjosën, ndërsa nuk foli për ndryshimet kushtetuese. Kjo trini ka marrë peng vendin. Shqiptarët po largohen masivisht nga ky vend. Frika ime është se këtu do ngelen militantët dhe të moshuarit”, tha Gjoni.

    No videos found.