Gjuetia e paligjshme, gjurmët e 'masakrës' në Nartë

30 Tetor 2020, 21:45

Gjurmët e krimit janë aty...kapsolla, saçme të mbetura pasi gjahtarët e paligjshëm kanë vrarë shpendët ujorë në një zonë të ndaluar, siç është laguna e Nartës.

Moratoriumi është në fuqi dhe gjuetia në zonën e mbrojtur të "Nartës" është e ndaluar, por sërish ka persona të papërgjegjshëm, që sic thonë banorët e zonës, shkojnë në muzg për të gjuajtur rosa të egra.

Lidhur me këtë shqetësim ju drejtuam Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që ka në menaxhim këtë lagunë. Specialisti, Florjan Rustemaj thotë se nuk bëhet fjalë për gjueti masive por për një numër të vogël personash që hyjnë ilegalisht në lagunë.

 “Nuk përjashtohet  as mundësia e gjuetisë, pasi ka njerëz të papërgjesgjshëm që shkojnë e gjuajnë në këtë lagunë. Janë individë tek tuk tepër të papërgjegjshëm që e bëjnë këtë punë. Nuk është gjueti masive siç ka qenë,se ne  po  ne themi që laguna është pasuruar me shpendë  dhe jo pakësuar sipas një numërimi dhe censusi që  bëjmë ne cdo vit në Nartë" - tha Florjan Rustemaj specilaist ADZM.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në vend dhe sipas specialistëve është habitati kryesor i 20 000 shpendëve nga të cilët, vecohen flamingot dhe pelikani kaçurel.