Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Duhet hartuar një Fjalor i ri për Gjuhën Shqipe dhe një kopsht për albanologët

19 Dhjetor 2020, 16:18

Gjuhëtari dhe studiuesi Xhevat Lloshi u vlerësua gjatë ditëve të Kongresit të Manastirit në Maqedoninë e Veriut me çmimin “22 Nëntori”. Për këtë vlerësim shtetëror që ka në qendër mirënjohjen ndaj intelektualëve, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës mes kulturave të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, profesori rrëfen se ndihet i nderuar.