Gjukanoviç fiton shumicën e vendeve në parlament, shqiptarët me 2 deputetë dhe festë!

30 Gusht 2020, 22:58

Pas zgjedhjeve në Malin e Zi janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurtë, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë. Koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Opozita në Malin e Zi ka shpallur fitoren.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 10 mandate.

Koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Edhe partitë shqiptare duket se po ia arrijnë qëllimit të fitojnë 2 deputetë, pasi me rezultatet e deritanishme shqiptarët e Malit të Zi do të kenë dy përfaqësues në parlament.