Gjuzi debat me Gjiknurin, largohet nga tryeza e 'Zgjedhores': Nuk qëndroj me ty, ti vjedh votën

5 Nëntor 2019, 14:14

 

Deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore më përfaqësues të shoqërisë civile. Ai kërkoi të merrte fjalën por kjo gjë është kundërshtuar nga bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri. Gjuzi tha se nuk mund të qëndrojë në një tryezë me Gjiknurin.

Gjuzi: Unë këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin  nuk qëndroj, ti vjedh votën

Gjiknuri: Ik Gjuzi se le nam, pavarësisht nga emocionet e larta duhet të fokusohemi tek drafti.