Gjuzi i përgjigjet Ramës: Mos na bëj estradë herë tjetër këtu, unë nuk jam naltmadhni

30 Maj 2019, 13:12

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me termin me të cilin ai iu referua në seancën e sotme planare "naltmadhni". Gjuzi iu drejtua kryeministrit që të mos bëjë estradë.

"Mos na bëj estradë këtu. Nuk mund të më thoni mua naltmadhni. Grupin që ka pasur këtu merri dhe çoji atje në burg. Nëse do të flasim hajde flasim. Nëse do përballje hajde shkojmë në Këshillin bashkiak", u shpreh Gjuzi.

    No videos found.