Gjuzi zbulon çfarë i tha Metës në stadium...dhe pse nuk e do Kushtetuesen: Ilir, jep dorëheqjen se nuk të nget njeri...

15 Nëntor 2019, 14:50

TIRANE - Kujtim Gjuzi, kreu i partisë Konservatore, gjatë fjalës në Kuvend zbuloi se i ka kërkuar presidentit Ilir Meta kur kanë qenë të dy në stadium në Elbasan që të japë dorëheqjen, pasi askush "nuk të nget", siç u shpreh ai, në të kundërt do të kishte probleme. Gjuzi tha se Meta nuk e do Gjykatën Kushtetuese, pasi siç i ka kërkuar më herët mazhorancës, Meta duhej shkarkuar me kohë pasi Partia Konservatore e ka çuar në Kushtetuese më qershor 2017.

"Konservatorët tre vite më parë kishin të drejtë kur thanë që presidenti nuk duhet të jetë aty. Por ju nuk e morët parasysh që presidenti në detyrë zoti Ilir Meta, se do t'i thoja edhe Shkëlqësi por nuk i them dot, më datën 8.06.2017 nga konservatorët është në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk e do Gjykatën Gjykushtetuese. Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimidume, 4 këtu të rregullime, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Taulant Balla, nuk du me e nxjerr nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla pse nuk e shkarkon, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën?