Gjuzi zbulon në Report Tv kërcënimet: Rama më tha do të nxjerrë zvarrë nga Parlamenti nëse vjen i veshur kështu

28 Tetor 2019, 16:48

I ftuar në studio në Report Tv ka qenë ditën e sotme deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka folur rreth konfliktit në Kuvend mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci.

Pas Rudina Hajdarit që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit, ka qenë pikërisht deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga Rama.

Sipas tij, ne konflikt me Ramën, atë e ka futur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ndër të tjera Gjuzi ka zbuluar për Report Tv edhe mesazhin kërcënues që sipas tij i ka dërguar Rama.

Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGB, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të nxjerr zvarrë nga parlamenti, por s'ka shansin vetëm vdekur , unë s'lej mashkull të më preki me dorë." ka deklaruar Gjuzi.

" Numri 272*:  Bën shaka të rënda, Ai mendon se është para bashkisë së Tiranës, harron se është kryeministër. Harron se Kujtim Gjuzi mori kosto që qeveria e rilindjes të mos binte. Me një njeri si Gramoz Ruci rri atje që ka përgjegjësi për vrasjet ne Shkodër, ka ikur njëher me fustan. Pranova të vij me ju. Kam marrë 14 plagë në Shëngjin sepse isha për të mrbojtur Konservatorët." ka thënë më tej Gjuzi.

"Shif kush ka tallë ndenjësen me ty mos më co më mesazhe të tilla se është turp për një goxha burrë me mustaqe." ky është mesazhi i parë që Gjuzi pretendon se ka ardhur nga Rama.  

"Numri 272*: Nëse vjen edhe një herë i veshur, si *** s'ma bën goja ta them se ç'më tha. Unë isha me xhinse dhe me kto këpucë që kam ktu. Unë i nisa mesazh nëse ky është nr juaj keni bërë gabim të rëndë . Ed kujdes se unë nuk pika pika asgjë kundrejt teje." ka vijuar ai.

"I them Ramës se në konflikt na ka futur Gramoz Ruçi. Unë nuk kritikoj unë këshilloj. E kam princip nga nëna ima që më ka thënë vetëm të këshilloj. Nuk do të vij me kostum sa herë do ti. Unë do të vij edhe si kaubojs. I kem thënë Gramoz Rucit nuk ke te drejtë të qëndrosh aty. " ka thënë më tej Gjuzi.