Gjykata Administrative rrëzon padinë e Lulzim Alushajt, zhbllokohet gara për kryeprokuror

25 Tetor 2019, 11:06 | Përditesimi i fundit: 2019-10-25 17:22:23

TIRANE- Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt, zhbllokohet gara për kryeprokuror.

Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë por shfuqizim të  gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.

Ai tha se nuk ka asnjë bazë ligjore që shpjegon hapin që ndërmori KLP duke kërkuar arsye se pse duhet të veprohet me dy standarde.

I pyetur nga gjyqtarët nëse e ka plotësuar afatin prej 15 vitesh në detyrë, ai është shprehur se e ka përmbushur këtë afat që në datën 15 qershor.

Lulzim Alushaj, kandidati i skualifikuar në garën për kryeprokuror ka dorëzuar në Gjykatën e Administrative të Apelit një akimimin për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e përjashtoi nga gara. Kjo solli edhe ndëprerje të garës për kryeprokuror, deri në daljen e vendimit pas akimimit të Alushajt.