Gjykata e la në burg, avokati i Selim Çekajt: S'ka asnjë provë, blerësi e kontrollon konteinerin vetëm në magazinë, s'ka asnjë përgjegjësi

2 Prill 2021, 15:56

Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana, e ka konsideruar "marrëzi" arrestimin e klientit të tij, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontenierin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Fana u shpreh se nuk ka asnjë provë që vërtetojnë se Selim Çekaj ishte porositësi i ngarkesës së lëndës narkotike, duke theksuar se blerësi ka të drejtë që konteinerin ta kontrollojë vetëm ku futet në magazinë dhe se nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër.

Po ashtu ai shton se kointeneri ka dy muaj që "sorollatet" nga një port tek tjetri, duke aluduar se ngarkesa mund të jetë ndërruar.