Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë 4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë të cilët u dekretuan ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta. Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.
