Gjykata e Lartë'/ Sadushi bën bilancin: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar!

29 Dhjetor 2020, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2020-12-29 15:02:12

Nga Gjykata e Lartë shqiptarët nuk kanë mundur të marrin drejtësi në dekadën e fundit. Shkak sipas zv. kryetarit të kësaj gjykate, Sokol Sadushi ka qenë drejtësia e vonuar, pasi aktualisht po shqyrtohen dosjet e vitit 2010-2011. Në një bilanc të 8 muajve në krye të Gjykatës së Lartë ai tha se ka shqyrtuar së bashku me dy kolegët 2 mijë çështje, ndërsa sytë i kanë nga KLGJ për të plotësuar vakancat në këtë gjykatë.

Shqiptarëve prej 2010 u është mohuar drejtësia nga gjykata e lartë. z. Kryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi pranon për herë të parë se në vitin 2020 ata janë ende duke gjykuar dosje të 2010-2011. Sadushi u shpreh se ndër çështjet e depozituara në këtë gjykatë është edhe rekursi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili do të ketë një vendimmarrje të shpejtë.