Gjykata e lë në burg/ I riu në Pogradec del si hero! Familjarët përplasen me policinë, i dalin para makinës!

5 Maj 2020, 17:58

POGRADEC- Si hero, me grushtin lart, Fierdeus Berberi 19-vjeç është dërguar në burg, pasi ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dhunë ndaj policit, e ndërsa dy shokët N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç janë lënë të lirë.

Familjarë të Berberit, mes tyre edhe nëna me babanë janë përplasur me policinë, duke i ofenduar, goditur me shishe, madje në videon që Shqiptarja.com sjell dëgjohen teksa i thonë "mirë ua bërë plehrave. 19-vjeçar teksa hipën në furgonin e policisë, ka ngritur grushtin lart, i rrethuar nga familjarët që po e mbështesnin, madje në një moment i dolën përpara makinës për ta ndaluar, por janë larguar nga efektivët.