Gjykata e Lezhës kthen për hetim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit: Prokuroria të hetojë!

27 Korrik 2020, 15:23

Pas ankimit të Partisë Demokratike, gjykata e Lezhës, ka vendosur të kthejë për hetim nga prokurorët çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pak javë më parë PD ngriti një padi, pasi prokuroria vendosi të mos e hetojë çështjen pavarësisht denoncimit.

Sekretaria e Partisë Demokratike, Alfrida Marku, tha 'se vendimi i gjykatës urdhëron  prokurorinë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ-së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë'.