Gjykata e Përmetit lë në detyrim paraqitje 11 persona, mes tyre dhe Henri Çili! Dy në arrest shtëpie, për dy të tjerët masa shtyhet për nesër

1 Mars 2020, 21:30 | Përditesimi i fundit: 2020-03-01 21:48:43

Gjykata e Përmetit ka caktuar masën detyrim paraqitje për 11 të arrestuarit për operacionin e "Mezhgoranit", mes tyre edhe Henri Çilin, ndërsa dy prej tyre janë lënë në Arrest shtëpie. Për dy prej të arrestuarve masa e sigurisë do të caktohet nesër, më konkretisht për Betim Shkupi ku do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit dhe biznesmenin Sait Fishta për shkak se është i shtruar në spital.