Gjykata e Posaçme konfirmon 'OFL-në', i sekuestrohet makina e blinduar Durim Bamit

26 Shkurt 2020, 15:25

TIRANE-Gjykata e Posaçme i sekuestron makinën e blinduar Durim Bamit. Në datë 8 shkurt makina e Bamit u sekuestrua në kushtet e emergjencës nga Operacioni Forca e Ligjit. Prokuroria e Posaçme i dërgoi kërkesën Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që dha 'OK' duke miratuar kërkesën për sekuestrimin e makinës, tip "Audi" ngjyrë të zezë.