Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Dosja për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael s'duhet pushuar, nuk bëtë asnjë veprim...Hetoni edhe 3 muaj

10 Shkurt 2020, 18:00 | Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 18:00

TIRANË - Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terrorist në ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota. 

Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t'ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit.

SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet", është shprehur gjykata, siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli. Ergys Faslia, i riu që ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që punonte si berber në këtë qytet, Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur, Medat Hasan dhe Bekim Protopapa, mjek në zonën e Malësisë së Madhe, të gjithë besimtarë myslimanë, janë hetuar në gjendje të lirë.

r.k./Shqiptarja.com