Gjykata liron kreun e dhomës së tregtisë në Lezhë, u arrestua pas vdekjes së një punëtori në kompaninë e tij

28 Shkurt 2020, 15:00

Lihet i lirë Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, i cili u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Lezhës, me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori në pallatin që ai po ndërtonte dhe punësim të paligjshëm. Gjykata ka caktuar ndaj tij "arrest shtëpie".