Gjykata nxjerr nga qelia policin e shokun e tij që dhunuan administratorin e portalit

28 Prill 2020, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 12:13:29

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit që dhuanun administratorin e një portali mbrëmjen e së shtunës. Për efektivin e policisë së Roskovecit që tashmë është pezulluar, Angelo Bardhi gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndërsa për shokun e tij Daniel Rista ka vendosur që ta mbyllë në shtëpi. Report Tv solli pamjet e momentit kur dy personat me pranga në duar, maskë dhe duke mbuluar kokën u futën në gjykatë, e cila u ndryshoi masën. Dy personat u arrestuan ditën e shtunë, pasi i bënë pritë dhe dhunuan administratorin e një portali, Xhoel Osmënaj.