Gjykata e Fierit ka rikonfirmuar masën e sigurisë ‘ arrest me burg pa afat’ për 37-vjeçarin Albert Zaja, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Shkëlzen Kastratin.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 37-vjeçari ka kërkuar që shkojë në një burg që të jetë më i sigurt. Zaja ka deklaruar se ka frikë nga hasmëritë dhe ka kërkuar që të dërgohet në burgun e Vlorës, por përfundimisht është vendosur që të qëndrojë në burgun e Fierit.
Në sallën e gjyqit Albert Zaja ka marrë dijeni se për çfarë është arrestuar, por ka hedhur poshtë akuzën se ai ka ekzekutuar Shkëlzen Kastratin. Ai deklaron se ka qenë në Vlorë atë ditë se bashku me një shok dhe më pas është kthyer në shtëpinë e tij dhe mohon kategorikisht që të ketë kryer vrasjen.