Gjykatat refuzojnë kryebashkiakët/ Hazizaj: Lexoj një marrëveshje të fshehtë të politikës

18 Korrik 2019, 14:30

TIRANE - Gjykata e Durrësit me vendimin për mos t'i dhënë mandatin kryebashkaikes Valbona Sako dhe ajo e Tiranës për shpallje moskompetence të gjykimit për mandatin e Kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku kanë shkelur ligjin. Është ky komenti i juristit dhe konstitucionalistit Sokol Hazizaj dhënë në një intervistë për ReportTv.  Ai shkon më tej duke thënë se politika me këto vendime mund të kenë një marrëveshje të fshehtë.

Intervista

Gjykatat po japin vërtetim fakti, por ka ndodhur vërtetim fakti në forma të ndryshme nisur nga Elbasani e ka pranuar, për Vorën, Gjykata e Tiranës shpall moskomptencë, Durrësi e ka rrëzuar. Cili është komenti juaj?

Ritheksoj në konceptin ligjorë atë çka kam thënë më herët. Koncepti formal ligjor i vërtetimit vleftësimit të mandatit për kryebashkiak apo këshillat bashkiak, ndjek vetëm këto dispozita. Neni 45 të kushtetutës së Shqipërisë neni 162 dhe 165 të kodit zgjedhor dhe neni 60 të ligjit për vetqeversijen vendore. Do të thotë që shpërndarjen e mandatit të këshillave bashkiak në KQZ kërkon 5 vota që nuk realizohet tani dhe do të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Ndërsa mandati i kryebashkiakut ka këtë rrugë ligjore , mbasi del rezultati nga KQZ ky vërtetohet në gjykatën e rrethit gjyqësorë dhe ligji e ka e zeza mbi të bardhë në Dhomën Civile dhe jo në Administrative. Më pas vleftësimi bëhet në këshillin bashkiak, kjo është rruga ligjore. Çdo lloj deviance është e gabuar. Kam përshtypjen se sërish politika ata që janë faktorë themelor kanë arritur në konsensus të fshehur për të hequr apo dhënë mandatet e kryebashkiakëve.

    No videos found.