Gjykatësit nuk iu duk përgjigje e qartë/ Jakup Krasniqi në Hagë: Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe

9 Nëntor 2020, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 12:58:42

Sipas procedurave, gjykatësi e ka pyetur Jakup Krasniqin për të deklaruar nëse "deklarohet apo jo fajtor" për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

"Nuk ndihem fajtor për asnjë pikë që thuhet në atë aktakuzë", tha Krasniqi, por për gjykatësin kjo përgjigje nuk ishte shumë e qartë dhe e ripyeti sërish.

Për këtë arsye, Jakubi iu përgjigj: Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe'