4.5 mln dollarë evazion fiskal me tregtinë e cigareve, prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë! Gjykata e zvarrit, 3 muaj ende pa vendim në dhomë penale

25 Qershor 2022, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2022-06-25 14:29:59

Prokuroria e Tiranës kërkon gjykimin dhe dënimin e 4 biznesmenëve për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve. Kërkesa për gjykim është dorëzuar në gjykatën e Tiranës prej mars 2022 dhe afro 3 muaj ende nuk është marrë një vendim nga dhoma penale.