Krasniqi para Hagës: UÇK në luftë krah NATO, BE, SHBA e OKB! Po më bëni një padrejtësi!

9 Nëntor 2020, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 12:12:44

HAGË- 10 akuza për krime lufte u parashtruan para Jakup Krasniqit, në seancën gjyqësore në Hagë. Ish- kreu i Kuvendit të Kosovës tha se UÇK nuk ka qenë organizatë kriminale pasi ka luftuar në krah të NATO, SHBA e BE. Ai i cilësoi akuzat një maskaradë të sponsorizuar nga Serbia.

Ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në ora 3 pasdite. Seancat do të pasohet nga Kadri Veseli të martën ora tre, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00.  Këto seanca do të jenë publike njofton gjykata speciale e cila ndaj katër të arrestuarve ka ngritur 10 akuza përfshi edhe krimet e luftës, torturën e vrasjen. Por jo vetëm kjo, sipas akt-akuzës, nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të UÇK Kanë kryer krime të shumta ndaj kundërshtarëve. Report Tv ka mësuar se ish-presidenti Hashim Thaçi është njohur me akuzën zyrtare ndaj tij dhe marrjen të pandehur që prej datës 26 Tetor, ndërsa më 5 Nëntor Prokurori Special ka firmosur urdhër arrestet.