Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u prangos sot nga SPAK në sallën e gjyqit duket u hapur derën e burgut të dënuarit të radhës për vrasje, i ka shpëtuar tre herë shkarkimit nga detyra, falë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtuar nga Bujar Nishani dhe më pas Ilir Meta. Gjyqtarja Hoxha i ka shpëtuar shkarkimit në vitin 2014, në fund të vitit 2017 dhe në fund, në janar të vitit 2020. Në pranverë të vitit 2014, Nasip Naço në atë kohë ministër i Drejtësisë, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkonte nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, për shkelje të rënda disiplinore dhe për mosnjohje të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë.
