Glauk Olldashi pyet Sekretarin e PPE për ndihmën e Shqipërisë në BE: Ja ç'tha ai për Macron

19 Nëntor 2019, 17:00

Glauk Olldashi, djali i eksponentit të ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi mori pjesë në takimin e Këshillit të Studentëve Europianë Demokratë që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Gjatë mbledhjes mori pjesë si vizitor dhe sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane Antonio Lopez Istruiz.

Pas fjalimit të mbajtur përpara të rinjve europianë, Glauk Olldashi i bëri dhe pyetje për ndihmën që PPE mund t'i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sekretari i Përgjithshëm Istruiz tha se "Shqipëria duhet të ketë kujdes nga Macron dhe nga ata që fshihen prapa tij". Gjithashtu duhet kujdes në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.