Godinat e shembura nga tërmeti/ Gjykata e Durrësit cakton 'arrest me burg' për 9 të arrestuarit! Ndërtuesit dhe zyrtarët kundërshtojnë akuzat

17 Dhjetor 2019, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2019-12-17 19:37:36

DURRES- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 9 të arrestuarit për banesat e shembura nga tërmeti që lanë pas viktima.  Në arrest me burg janë lënë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”.

Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal” (nuk është i pranishëm në gjykatë, pasi ndodhet i shtruar në spital dhe masa do i komunikohet në ambientet atje), Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Në arrest me burg janë lënë:

Ruzhdi Xheka 
Klajdi Lame 
Albrent Qetka  
Defrim Selami 
Nevjana Isufi 
Avdulla osmani 
Kujtim Hasa 
Ahmet Doda

Gjyqtari që ka shqyrtuar dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje është përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.  Pas leximit të emrave të të arrestuarve, kamerat janë nxjerrë jashtë për të vijuar më pas seancën për masën e sigurisë. Gazetari i Report Tv Merin Maçi raporton se të arrestuarit kanë kundërshtuar masat dhe akuzat. 

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë të jenë 9 persona të tjerë

Personat e shpallur në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë