Godinat që morën jetë! Si u 'rrit' ndër vite 'Miramare' me 4 kate mbi të njëjtat themele...Alarmi i PADËGJUAR i 2010-ës për pallatet e Thumanës: Janë rrezik

28 Nëntor 2019, 22:04

TIRANË - Babëzia për të ndërtuar diku me leje dhe ku pa leje për të shtuar një kat më tepër mbi kolona të paqëndrueshme si dhe mosfunksionimi për një kohë të gjatë i instancave shtetërore ka sjellë dëme të konsiderueshme nga tërmeti 6.4 ballë i rënë në 26 nëntor 2019 në Shqipëri.

Emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv zbarthi detaje nga abuzimet në ndërtime që i kanë kthyer godinat në "fije kartoni" përballë fatkeqësive natyrore.