Goditja e trafikut të drogës Itali-Shqipëri, Policia shqiptare: 34 persona të arrestuar! Në dy operacione u kapën 4 kg kokainë

23 Shkurt, 15:11

Në një operacion të orëve të fundit policia italiane ka arritur të shpërbëjë dy organizata kriminale, me pjesëtarë shqiptarë dhe italianë, për trafikim kokaine, hashashi dhe mariuane. Policia e Milanos ka realizuar 33 arrestime në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, në përfundim të operacionit Miracolo 2.

Dy organizatat kriminale Italo-Shqiptare të cilët kanë importuar dhe shpërndarë kokainë, hashash dhe marihuanë. Policia shqiptare njofton se në këtë operacion të finalizuar mëngjesin e sotëm u arrestuan 33 persona në Itali dhe një në Fier në vendin tonë.

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me goditjen e grupit kriminal që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Itali dhe Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Miracolo II’ janë arrestuar 33 persona në Itali dhe një person në Shqipëri.

Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan.

Operacioni u finalizua mëngjesin e sotëm teksa u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni "MIRACOLO II" është në vijim të operacionit " MIRACOLO I", që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve " MIRACOLO I" dhe "MIRACOLO II"   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha